X

Ish deputeti publikon ‘surprizën’ e xhiruar para 30 vjetësh, i pranishëm edhe Adi Krasta: Është ngjarja që më bëri të njohur


Ish deputeti, aktualisht zv. kryetari i LSI, Luan Rama është kthyer 30 vjet pas, ndërsa ka ndarë me të gjithë ndjekësit e tij në rrjetet sociale një video, që e cilëson si kujtimin më të bukur dhe ngjarjen që e bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë.

Luan Rama kujton kohën kur mori pjesë në konkursin kombëtar ‘Letërsia dhe refleksionet e saj’, nën prezantimin e Adi Krasës dhe Mira Bedallit për 13 javë rresht në vitin 1989.

“Një surprizë e bukur pas 30 vitesh: Konkursi që më bëri të njohur dhe shikuesit e shumtë në të gjithë Shqipërinë, që më thërrisnin “Luani i konkursit”.

Në 13 javë, prej fillimmarsit e deri në mes të majit 1989, çdo të premte në mbrëmje, prej orës 19:00 deri në orën 20:00 kur duhej të niste të transmetohej “Revista Televizive” që ishte edicioni kryesor i lajmeve, të gjithë mblidheshin e “lidheshin” para ekranit, për të ndjekur konkursin “Letërsia dhe reflekset e saj”, duke mbartur e përjetuar emocionet, por edhe ankthin e garës, shoqëruar me pyetjet-dilemë: “Kush do të fitojë?”, “A do të fitojë prapë Luani edhe sonte apo do të dalë ndonjë që t’a mundë?…”.

Dëshira dhe pasioni i një ekipi krijuesish novatorë në ish-redaksinë e rinisë, me pretendime profesionale, të përkushtuar dhe me qasje moderne, bënë të mundur realizimin e atij spektakli televiziv, që ishte një risi e bukur për të tejkaluar klishetë e kohës dhe që bashkë me konkurrentët në garë, ia dolën të realizonin një nga emisionet më të ndjekur në atë periudhë, në televizionin e vetëm të Shqipërisë (rtsh).

Kam fatin të kem të regjistruar vetëm njërën nga puntatat e atij konkursi, të trembëdhjetën, që ishte edhe nata finale, e cila u zhvillua e konceptuar si spektakël në sallën e koncerteve të Akademisë së Arteve.

Ndaj 30 vjet më pas nga ajo kohë, vendosa ta publikoj në YouTube, për të ndarë me të gjithë shikuesit e interesuar, nostalgjinë, emocionet dhe kënaqësinë e atij konkursi që u bë aq i pëlqyer prej shumëkujt, pasi ishte një ngjarje e bukur televizive dhe artistike.
Për mua mbetet kujtimi më i bukur, ngjarja e jetës që më bëri të njohur në të gjithë Shqipërinë, aq sa të gjithë më quanin “Luani i konkursit…”. E madje, shumë syresh, vazhdojnë e më drejtohen në të njejtën mënyrë.

Ndërkaq, duke e publikuar, dua të falenderoj me shumë mirënjohje të gjithë ata që punuan dhe e realizuan atë konkurs, në të cilin u ftuan të marrin pjesë studentë nga më të mirët e shkollave të larta që kishte Shqipëria ( unë përfaqësoja Universitetin “Luigj Gurakuqi” të Shkodrës); Gëzim Gjyrezin dhe Jani Tanen, Ingrid Simon, Iliri Yzeirin, prezantuesit Mira Bedalli dhe Adi Krasta, drejtorin e grupit Arben Tafili si edhe të gjithë konkurrentët pjesëmarrës, prej të parit, Adrian Metohu e deri tek të fundit, Sonila Pali dhe Altin Dilaveri.

Pa harruar natyrisht edhe Evën, shoqen dhe fqinjen time të mirë që e pati regjistruar dhe duke e ruajtur, më dha mundësinë ta kem e ta ndaj edhe me ju.

Duke ju kërkuar ndjesë për cilësinë e figurës, pasi është filmim i 30 viteve më parë dhe është marrë nga një kastë VHS, ju uroj shikim të këndshëm dhe faleminderit të gjithë atyre që do të kenë dëshirën për ta parë ose riparë pas 30 vitesh”, shkruan Rama.

More in Magazine
‘Miqësia e vërtetë mes Olios dhe Stelios’, pas vdekjes së aktorit, Stan Laurel nuk punoi kurrë më

Ata mund të jenë ankuar për disavantazhet që kanë marrë në ekran, por Laurel dhe Hardy ishin miq të vendosur...

Close