X

Grekët paradë në SHBA me foton e Kacifasit


Për grekët Konstandinos Kacifas do të jetë një hero, pavarsisht se në Shqipëri ai tentoi të vrasë policinë. Këtë herë grekët kanë shfaqur dashurinë për Kacifas edhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

35-vjeçarit që u ekzekutua në Bularat, pas rezistencës ndaj policisë shqiptare, është nderuar në paradën e 14 prillit, që u zhvillua në rrugët e Nju Jorkut, me rastin e festës kombëtare të 25 marsit.

Një makinë me posterin e tij parakaloi mes mijëra pjesëmarrësve. Vajza që drejtoi këtë delegacion, e cila mban flamurin e Vorioepirit në dorë, është Ermioni Kacifas, motra e Konstandinit.

Ndërkohë, shfaqet edhe eurodeputetja qipriote Eleni Theoharus, e cila është shpallur non grata në Shqipëri.

More in AKTUALITET, LAJME
Presidenti i ri i Maqedonisë së Veriut në dorë të shqiptarëve

Një ditë pas raundit të parë zgjedhor, dy kandidatët të cilët do të garojnë në raundin e dytë, janë fokusuar...

Close