X

Futbolli në zi, humb jetën ish-sulmuesi brazilian. Policia: Dyshohet se është vrarë


Ish-futbollisti brazilian Valdiram Kaetano de Morais, ka humbur jetën në moshën 36-vjeçare.

Sipas mediave ndërkombëtare, ish-sulmuesi brazilian dyshohet se është vrarë, ndonëse nuk bëhen të ditura detajet dhe rrethanat në të cilat ka ndodhur ngjarja.

Valdiram Kaetano de Morais, ka luajtur krah lojtarëve të mëdhenj botëror, siç është edhe Romario.

Mediat bëjnë të ditur se trupi i pajetë është gjetur të shtunën, por në morg nuk është paraqitur askush për të tërhequr trupin e pajetë. De Morais, i ishte futur drogës dhe abuzimeve seksuale, ndërsa gjatë karrierës si futbollist ai ka luajtur vetëm në klubet braziliane.

More in LAJME, SPORT
Grabitësit e Rinasit, foto e të arrestuarve në Elbasan e Fushë Krujë

Tre të rinj nga Elbasani dhe një tjetër nga Kruja, që të gjithë me lidhje të forta me të arrestuar...

Close