X

FOTO/ Zbulohet një varrezë dinozaurësh 220 milionë vjeçare


Në perëndim të Argjentinës është zbuluar një varrezë dinozaurësh 220 milion vjeçare. Sipas kërkuesve argjentinas aty janë gjetur eshtrat e dhjet kafshëve.

“Janë rreth dhjetë trupa të ndryshëm. Është një masë kockash, pothuajse pa sedimente. Duket sikur kanë bërë një gropë dhe i kanë hedhur brenda.

Është impresionuese”, shpjegoi palentologu argjentinas Ricardo Martines.

Sipas shkencëtarit të Institutit dhe Muzeut të Shkencave të Natyrës (IMCN) të Universitetit të San Juan (perëndim), këto fosile i përkasin basenit Ischigualasto, i cili korrespondon me 220 milionë vite më parë, një epokë nga e cila e njohim pak faunën.
Argjentina ka fosile të shumta nga tre periudha të ndryshme, Mesozoike Triasike, Jurasike dhe Kretake.

Ato u përkasin kafshëve të ndryshme nga ato të gjendura në Hemisferën Veriore. Mbledhjet e fosileve më të rëndësishme të dinozaurëve gjenden në Patagoni (jug), rajonet e La Rioja dhe San Juan (perëndim) dhe në provincën e Salta (veri).

More in Magazine
Udhëheqësit më të paguar në botë, Donald Trump i katërti. Ja kush kryeson

Lee Hsien Loong është lideri më i paguar në botë, ndërsa presidenti amerikan Donald Trump renditet i katërti në listë,...

Close