X

FOTO/ Kush janë të arrestuarit e grabitjes së Rinasit, mes tyre edhe kushëriri i Klement Çalës


Policia ndaloi ditën e djeshme katër persona të cilët dyshohet se kanë bashkëpunuar me Klement Çalën, një nga personat që dyshohet si një nga grabitësit e Rinasit, ngjarje e ndodhur më 9 prill

Personat e ndaluar që paraqiten edhe foto janë Alkond Bengasi, Saimir Çela dhe Renaldo Sula nga Elbasani, ndërsa i katërti që mungon në foto është Oltion Veseli nga Fushë-Kruja,

Sikundër mësohet nga burime policore, Alkond Bengasi është kushëri nga nëna i Klement Çalës, i shpallur në kërkim tashmë për grabitjen e Rinasit.

Ndërsa katër persona të tjerë janë tashmë në kërkim si persona që kanë ndihmuar në grabitje.

Dyshohet se Alkond Bengasi dhe të arrestuarit e tjerë kanë modifikuar furgonin e parë që u përdor për grabitje duke i ndryshuar ngjyrën dhe lyer me të bardhë për ti vendosur më pas mbishkrimin “Hetimi Tatimor”.

Ndërsa dy persona të tjerë bashkë me Oltion Veselin nga Fushë-Kruja kanë ndihmuar grabitësit me furgonin e dyrë për tu larguar nga vendngjarja.

More in AKTUALITET, LAJME
Denoncimi i Berishës/ Të arrestuerve nuk ju lejohen avokatët, do të zbulonin vjedhjen shtetërore të Rinasit

“Arrestimet e sotme në Elbasan dhe Fushë Krujë janë farsë, të ndaluarve nuk ju lejohen të mbohen nga avokatët pasi...

Close