X

FOTO/ Fjolla Morina bën dedikim prekës për ish-partnerin


Fjolla Morina është komentuar gjatë në media përsa i përket jetës së saj private.

Dhe kohë më parë në media qarkulloi lajmi se ish partneri i saj kishte ndërruar jetë dhe këngëtarja herë pas herë e kujton me postime në rrjete sociale.

Së fundmi nëpërmjet një postimi, këngëtarja e njohur ka zbuluar se do të sjell një këngë që do t’i dedikohet atij.

Ajo ka publikuar një foto në ‘Instagram’ ku shihet e tëra e veshur me një fustan të zi dhe pranë fotos ka dhënë lajmin për fansat.

“Asnjëherë nuk e dimë se si mund t’i humbasin njerëzit e dashur…Ndaj sa i kemi afër le t’i themi më shpesh që i duam shumë. Kënga e re së shpejti.”, ka shkruar këngëtarja pranë fotos duke sqaruar se kjo këngë që titullohet ‘Si ta pranoj’ është dedikim.

More in LIFESTYLE
Xhensila Myrtezaj rrëfen takimin e parë me Ijen: Kishte thirrur gjithë katundin

E ftuar në “Be coffe”, këngëtarja, Xhensila Myrtezaj ka treguar për takimin e parë me Ijen e Besit. Ndërsa aktori,...

Close