X

“Elita hesht”, Fuga: Sistemi e ka nxjerrë intelektualin jashtë loje


Akademiku Artan Fuga është përpjekur të shpjegojë sot në studion e emisionit “A show” në News24 atë që po ndodh në vend dhe reagimet e shoqërisë shqiptare. Ai iu përgjigj pohues pyetjes nëse ka menduar se në vend ka një elitë të përçudnuar.

Ai tha se sot elitat në vend heshtin dhe refuzojnë politikën. Për profesor Fugën, sistemi e ka nxjerrë intelektualin jashtë loje.

Problemi është që kjo elitë sot në Shqipëri është e heshtur. Në Shqipëri ka mendje të mençura që janë të heshtura. Refuzon politikën. Është një sistem që intelektualin e ka nxjerrë jashtë loje. Çfarë bëjmë ne, mbyllemi brenda rretheve tona, nuk shprehemi në publik. Populli thotë ku janë intelektualët. Detyra e intelektualit nuk është të lërë punën e tij intelektuale dhe të shkojë për mitingje. Mund ta bëjë dhe këtë, jemi në një situatë të tillë”, tha Fuga.

More in AKTUALITET, LAJME
U tha se është themeluese e partisë “Bindja Demokratike”, Hajdari: S’kam asnjë lidhje

Deputetja Rudina Hajdari, njëherësh kryetare e grupit parlamentar “Demokrat”, ka reaguar pas lajmit se ajo është pjesë e partisë “Bindja...

Close