X

Theo Jacobs si monitorues i Vettingut, apo si montues i Donika Prelës?!…


Nga Renald Hoxha

Theo Jacobs si monitorues i Vettingut apo si montues i Donika Prelës?!…

Mjafton të gjykosh mbi dy praktika të procesit të vetingut, rastin e shkarkimit të prokurores Antoneta Sevdari dhe qëndrimin që mbajti Komisioni i Pavarur i Kualifikimit per drejtuesen e prokurorise se krimeve te renda Donika Prela, dhe do të kuptosh se kemi të bëjmë me standard të dyfishtë e madje shumë kompromentues për gjithë reformën në drejtësi. E në këtë kontekst na shfaqet po me dy standarde edhe qëndrimi i vëzhguesve ndërkombëtarë që ndryshe njihen si ONM, ku përfaqësuesi më tipik është belgu Theo Jacobs me dy qëndrime edhe ndaj të njejtit person madje, jo në persona të ndryshëm.

Sepse ky misionar që do të duhej të ishte në rolin e gardianit të standardeve të procesit të vetingut, ndryshe sillet gjatë seancës në syte e publikut aq sa i kujton zonjës Prela ne seancen publike “shijen e keqe që i lenë në gojë” pergjigjet e saj, duke perdorur keshtu nje metafore mjaft domethenese, pasi askush nuk beson se zoti Theo, pra zoti Jacobs degjon me goje e jo me veshe, e ndryshe sillet ne “seancat” jashtë kamerave. Kam parasysh ketu ate qe ndodh pas kuintave dhe qe varion prej lobimit ne kundershtim me te gjitha parimet edhe etike te partneritetit ne zbatim te ligjit e deri tek presioni mbi gjyqtaret e vetingut!

E nisur nga keto realitete, jo me kot ky Theo Jacobs eshte bere modeli i cenimit te rolit qe kane perfaqesuesit nderkombetare te ONM-se, aq sa edhe ne komisionin e pavarur te kualifikimit te thone per te; “ po çfare eshte, monitorues i vetingut apo montues i Donika Prelës”, sepse pa nderhyrjen e tij dhe te perfaqesueses se qeverise ne kete komision zonjen Sanxhaktari, nuk do te kishte asnje shans qe te shkelej ligji e te gjithe detyrimet qe ai imponon per ta “ndihmuar” Donika Prelen qe te kalonte klasen, edhe pse te gjitha notat i kishte ngelese!

Natyrisht qe me shume se sa cilesine e procesit te vetingut, kategoria e nderkombetareve si ky Jacobs kane hallin e mandatit te tyre, sepse synojne qe te perfitojne edhe nje mandat te dyte si monitorues te procesit, sepse nuk jane pak 13 mije eurot ne muaj qe marrin vetem si page, pa llogaritur perfitimet e tjera!

Ngaqe ka ne krah nje tip si kete Jacobs, edhe zonja Prela ndjehet e mbrojtur dhe tani partneret e saj, ata qe duan ta montojne me doemos ne krye te SPAK-ut kane intensifikuar sulmet per ta mbrojtur me çdo kusht aq sa kjo zonja ne fjale nuk e ka per gje t’u drejtohet kolegëve te saj se po ika unë, do t’ju marr edhe ju me vete!

More in BLOG, LAJME
Juventus fiton titullin e tetë radhazi, hera e parë i Ronaldos në Itali

Juventusi ka hipotekuar titullin kampion të radhës, duke fituar sot 2-1 ndaj Fiorentinës dhe duke bërë që edhe matematika t’i...

Close