X

Siti harron zhgënjimin nga Champions, mposht Totenhemin dhe merr kryesimin e Premier League

Mançester Siti duket se ka lënë pas zhgënjimin nga eliminimi në Ligën e Kampionëve teksa kalendari në kampionat i rezervonte sërish të njëjtin kundërshtar, Totenhemin. Edhe këtë herë ashtu si në Champions, Siti ia ka dalë të fitojë por këtë radhë pa goleadë teksa është mjaftuar me rezultatin minimal 1-0.

Sa i përket ndeshjes, “Qytetarët”, e nisën sfidën në mënyrën perfekte teksa pas vetëm 5 minutave gjetën golin e avantazhit falë sulmuesit të talentuar, Fill Foden, i cili konkretizoi asistin e Kun Agueros. Ndërkohë, me këtë rezultat përfunduan 45 minutat e paratë takimit. Sakaq, në fraksionin e dytë të ndeshjes, skuadra e trajnerit Pep Guardiola mendoi më shumë për të menaxhuar fitoren, ndërsa edhe Totenhemi nuk tregoi forcën e duhur për të ndryshuar rrjedhën e lojës.

Në këtë formë, sfida u mbyll me triumfin shumë të rëndësishëm të Sitit, teksa tashmë renditen në vendin e parë duke lënë pas Liverpulin, të cilët do të duhet të shmangin hapat fals në takimin e ditës së nesërme ndaj Kardifit.

More in LAJME, SPORT
E njihni? Vogëlushi në foto sot është një nga moderatorët e suksesshëm shqiptar

Ai është Adi Krasta, një nga moderatorët e njohur të ekranit shqiptar. Me fytyrën e imët dhe buzëqeshjen që e...

Close