X

Rivalitet bandash/ Vriten 13 vetë në Meksikë


Media europiane “Euronews” raporton për një ngjarje të rëndë të ndodhur në Meksikë.

Persona të armatosur kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të disa të tjerëve, të cilët ishin në një bar. Të armatosurit kishin për qëllim eliminimin e një prej personave që ishte në bar.

Mirëpo, ata vranë edhe civilë të tjerë, që nuk kishin lidhje me historinë. Aq më tepër, banditët ekzekutuan gra e fëmijë. Kulmi ndodhi në qytetin e Minatitlan në Gjirin e Veracruz.

Rajoni i pasur me naftë ka qenë i mbushur me dhunë dhe pasuar me skandale korrupsioni për vite me radhë. Shtatë burra, pesë gra dhe një fëmijë vdiqën nga të shtënat.

More in BOTA, LAJME
“Mi bëni të fala Ramës”, ndodh e papritura… / Ja çfarë i ndodh faqes zyrtare të Kryeministrit (FOTO)

Faqja zyrtare e Qeverisë shqiptare, “kryeministria.al”, ka dalë jashtë funksionit për disa minuta për shkak të disa sulmeve që u...

Close