X

Parma ndal Milanin, kuqezinjtë vendosin në dyshim kualifikimin në Champions


Seria A është hapur këtë javë me sfidën mes Parmës dhe Milanit. Kuqezinjtë i kishin të ndaluar hapat fals për shkak të renditjes por kuqezinjtë nuk ia kanë dalë të respektojnë pritshmëritë duke u ndalur në stadiumin ‘Tardini’ me rezultatin 1-1. Sa i përket sfidës, në pjesën e parë u zhvillua një lojë me ritëm nga të dyja ekipet por që asnjëra prej tyre nuk arriti të konkludonte rastet në portat respektive, me pjesën e parë që u mbyll në barazim pa gola.

Ndërkaq, në fraksionin e dytë kuqezinjtë ishin më aktiv drejt zonës kundërshtare. Këmbëngulja e Milanit u shpërblye në minutën e 69, teksa Kastilejo shfrytëzoi më së miri pasimin e Susos duke i dhuruar avantazhin të tijve. Megjithatë, vendasit nuk hoqën dorë dhe besuan deri në fund se mund të ndryshonin fatet e takimit. Dhe në fakt në minutën e 87, Parma gjeti golin e barazimit falë një goditje dënimi, e cila u ekzekutua mjeshtërisht nga veterani i mbrojtjes, Bruno Alvesh.

Në minutat e mbetura, Milani u përpoq të ndryshonte sërish rezultatin, por nuk ia dolën me ndeshjen që u mbyll në barazim. Pas këtij rezultati, Milani vendos në rrezik vendin e katërt, që i kualifikon në Ligën e Kampionëve, teksa kualifikimi nuk varet më vetëm nga kuqezinjtë. Nga ana tjetër, Parma merr një pikë të rëndësishme për të ruajtur diferencën nga zona e fundtabelës.

 

More in LAJME, SPORT
Inteligjenca artificiale hyn edhe në botën e reklamat

Pas gazetarisë, inteligjenca artificiale përgatitet të hyjë në botën e reklamave, duke grumbulluar sloganet më bindëse nga banka gjigante të...

Close