X

Manjati grek shkakton ‘stuhi politike’/ Tregon mashtrimet me tenderat të kryeministrit Tsipras


Një ‘stuhi politike’ ka shpërthyer për qeverinë e kryeministrit grek Aleksis Tsiprazs pas deklaratës së manjatit të anijeve dhe pronari i klubit të Olympiacios-it, Evangelos Marinakis.

Në një intervistë, Marinakis pohoi se kryeministri Tsipras dhe ministri i Dixhitalizimit i kërkuan si favor që të financonte biznesmenin Yiannis Kalogritsas gjatë ankandeve për licencat e transmetimit televiziv në vitin 2016.

“Ata më kërkuan të ofroja 26 milionë euro kredi z. Kalogritsas që të merrja një kanal televiziv…I shpjegova z. Kalogritsas se nuk mund ta bëja një gjë të tillë…Ftoj z. Pappas dhe kryeministrin ta mohojnë këtë publikisht,”-trtegoi Evangelos Marinakis.
Më pas Kalogritsas përfundimisht u tërhoq nga tenderët pasi ai nuk ishte në gjendje të paguante këstin e parë.

Marinakis gjithashtu deklaroi të thoshte se gjatë kohës që ishte angazhuar në negociata për të blerë Grupin Media Lambrakis (DOL), qeveria i kishte kërkuar atij që të emëronte drejtues të lartë që e kishte simpatinë e tyre.

Menjëherë pas intervistës së tij, një reagim erdhi edhe nga opozita greke “Demokracia e Re” në një deklaratë për shtyp i kërkoi përgjigje dy zyrtarëve nëse denoncimi i manjatit ishte i vërtetë.

Skandali është shumë i madh dhe ai i shtohet një debati të zgjatur për një tjetër skandal, atë me kompaninë Novartis. Kryeministri Tsipras nuk ka reaguar lidhur me këtë çështje.

More in BALLKAN, LAJME
Shqiptarët me mbrojtje të dobët nga krimi kibernetik

Shqiptarët mbeten ende në hapat e parë lidhur me sigurinë kibernetike. Shumica janë konservatorë kur vjen puna te shërbimet online...

Close