X

Juventus fiton titullin e tetë radhazi, hera e parë i Ronaldos në Itali


Juventusi ka hipotekuar titullin kampion të radhës, duke fituar sot 2-1 ndaj Fiorentinës dhe duke bërë që edhe matematika t’i dorëzojë trofeun e tetë radhazi.

Skuadra e Alegrit ka lënë pas krahëve dështimin në Ligën e Kampioneve duke i dhuruar menjëherë një gëzim tifozerisë edhe pse sot iu desh në përmbysje mes drithërimave për të marrë tri pikët.

Në të dytën, ishte Kristiano Ronaldo që dha shkëndijën, ndërsa detyroi Pecelan të dërgonte topin në portën e vet, për të përmbysur rezultatin në avantazh të bardhezinjve.

Që nga ai moment, Fiorentina filloi të mendojë më shumë për ndeshjen e mesjavës në Kupë dhe Juventusi administroi mirë gjithçka, duke mbyllur sfidën me një fitore për të siguruar titullin pesë ndeshje para fundit, duke barazuar rekordin e Interit 2007.

More in LAJME, SPORT
“Der Tagesspiegel”/ Merkel synon të ndalë shkëmbimet territoriale Kosovë-Serbi

Shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini mbështet një shkëmbim territorial mes Serbisë dhe Kosovës, por Merkel e...

Close