X

Gafë e rëndë e Lacios, mundet nga ekipi i rënë në Serinë B


Skuadra e Lacios nuk ka ditur të përfitojë nga gabimi i Milanit përballë Parmës, pasi për vete ka bërë edhe një gafë më të rëndë, duke humbur mundësinë e artë për t’u kthyer protagoniste në luftën për Champions. Ekipi i drejtuar nga Simone Inzagi është mundur në shtëpi me shifrat 1-2 nga Kievo, një ekip i cili kishte rënë nga kategoria që javën e kaluar, por që ka ditur t’i marrë pikë kryeqytetasve.

Ndeshja u ndikua nga kartoni i kuq i Milinkoviç-Saviç që në minutën e 34-t të sfidës, ndërsa Kievo shënoi dy gola të shpejtë me Vinjato e Hetemaj në fillimin e pjesës së dytë. Kaisedo shkurtoi diferencën në minutën e 67 të takimit, por lacialët duket se nuk besonin se mund të arrinin një fitore në këtë duel dhe ishin shumë të paqartë në aksionet e tyre, duke e mbyllur ndeshjen me një humbje të papritur e duke mbetur larg zonës Champions.

Tani Lacio është kaluar edhe nga Torino, që është ngjitur në vendin e 6, ndërsa ka mundur 1-0 Xhenoan dhe e sheh veten vetëm 3 pikë pas Milanit që gjendet në zonën Champions. /vipsport.al/

REZULTATET

Bolonja-Sampdoria 3-0
54’ (ag) Toneli, 69’ Pulgar, 83’ Orsolini

Kaljari-Frozinone 1-0
27’ (p) Zhoao Pedro

Empoli-Spal 2-4
22’ Kaputo, 47’ Traore / 38’ (p), 60’ Petanja, 44’ Flokari, 83’ Antenuçi

Xhenoa-Torino 0-1
58’ Ansaldi

Udineze-Sasuolo 1-1
80’ (ag) Lirola / 31’ Sensi

Lacio-Kievo 1-2
67’ Kaisedo / 49’ Vinjato, 51’ Hetemaj

More in LAJME, SPORT
Fshehu drogën në xhepin e xhupit, arrestohet 33-vjeçari, policia gjen provën e fortë, një bllok me shënime për…

Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për trafik droge. Sipas mediave italiane,...

Close