X

Fshehu drogën në xhepin e xhupit, arrestohet 33-vjeçari, policia gjen provën e fortë, një bllok me shënime për…


Një 33-vjeçar shqiptar është arrestuar ditën e sotme në Montesilvano, në Itali, pasi dyshohet për trafik droge.

Sipas mediave italiane, në pranga ka rënë 33-vjeçari me inicialet R.T, i cili prej kohësh jetonte në Itali me dokumente të rregullta.

33-vjeçari u arrestua ndërkohë që ishte duke lëvizur me nje automjet tip “Opel Corsa”, ku polica gjeti 500 gramë kokainë të fshehur në xhepin e xhaketës së tij.

Veç kësaj, policia gjeti edhe një provë mjaft të rëndësishme për të zbuluar të gjithë zinxhirin e funksionimit të aktivitetit kriminal, një bllok shënimesh. Shqiptari kishte shkruar atë emrat e personave që bashkëpunonte dhe disa shifra që pritet të transkriptohen nga hetuesit. Aktualisht shqiptari ndodhet i izoluar në burgun San Donato.

More in AKTUALITET, LAJME
Kapen 45 kg drogë në kufirin e Maqedonisë së Veriut, kush e transportonte?

Në një automjet me targa nga Shqipëria në kalimin kufitar “Bogorodica” Drejtoria e Doganave dje zbuloi dhe konfiskoi rreth 45...

Close