X

“Ëmbëlsirë 40 mijë euroshe”, fshehu paratë në furrë, e dashura ia djeg me strudelin


Një ëmbëlsirë 40 mijë euroshe. Një strudel i pjekur në temperaturën 200 gradë në furrë, u bë “kasaforta më e mirë” e parave të pa deklaruara të një dentisti.

Alberto Vazzoler, i kishte futur paratë në furrë për t’i fshehur, kur e fejuara e tij, duke mos qenë në dijeni të këtij detaji, vendosi të përgatiste një strudel.

Ngjara ka ndodhur në vitin 2016, por tani është bërë e ditur, sepse  Vazzoler është i akuzuar për shmangien e autoriteteve tatimore, duke ricikluar para jashtë vendit.

Shumën prej 40 mijë eurosh i dogji Silvia Moro, e bashkëakuzuar, si i fejuari i saj, sipërmarrës. Ajo është përgjuar duke i thënë në telefon motrës së saj se  nuk i pa paratë kur e vuri ëmbëlsirën në furrë.

More in BOTA, LAJME
Gafë e rëndë e Lacios, mundet nga ekipi i rënë në Serinë B

Skuadra e Lacios nuk ka ditur të përfitojë nga gabimi i Milanit përballë Parmës, pasi për vete ka bërë edhe...

Close