X

Berisha nxjerr VIDEON/ “Arrestohet” vëllai i Vangjush Dakos


Ish-kryeministri Sali Berisha ka postuar një vide (më poshtë) pasditen e së dielës duke bërë ironi me kryebashkiakun e Durrësit Vangjush Dako dhe ministrin e Brendshëm Sandër Lleshaj.

Sipas Berishës ai është arrestuar sepse ka shkelur ligjin duke hedhur fishekzjarrë, një aktivitet i ndaluar me ligj që nga dhjetori i vitit të kaluar. Në postimin e Berishës në Facebook nuk mungojnë edhe epitetet për Dakon, Ramën dhe Lleshajn.

“Arrestohet vellai i Gjushit! Miq, me urdher te Gjeneral Kanasit (Vasal Kimikut) arrestohet vellai i famozit Gjush (fake neës) sepse hedh fishekzjarre dhe lende piroteknike te ndaluara nga Edvin Kristaq Urrejtesi dhe Vasal Kimiku. Ne narkoshtet narkoqeveritaret jane ligji vet”,  shkruan Berisha.

 

 

More in AKTUALITET, LAJME
Policia kërkon ndihmë nga Greqia për grabitjen në Rinas

Policia e Shtetit kërkon ndihmë në Greqi për të identifikuar disa nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Admir Murtaj në grabitjen...

Close