X

Qeni largon hajdutët të pajisur me maska dhe armë


Qeni i një banese në Surray të Anglisë ka qenë jashtëzakonisht besnik ndaj pronarit, duke mbrojtur banesën. Ishte qeni ai që parandaloi grabitjen e mundshme të banesës.

Policia, me anë të njoftimi për mediat tha se tentativa e vjedhjes së banesës është ndaluar nga qeni. Në raportin policor thuhet se qeni ishte ai që frikësoi hajdutët dhe për rrjedhojë ka shmangur grabitjen e armatosur, shkruan “Daily Mail”.

Nëpërmjet pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, po bëhen përpjekje për të zbuluar se kush janë hajdutët.

More in BOTA, LAJME
Protesta e Unazës/ Thirrja e fortë e Balliut: Kapini këta plehra dhe hidhini në kosh

Siç është bërë traditë tashmë prej javësh të tëra, edhe mbrëmjen e sotme banorët e Unazës kanë protestuar kundër projektit...

Close