X

Ironi me Notre-Dame/ “Bota po shkatërrohet, vlerësohen muret më shumë se jeta”

Emmanuel Feildel, anëtar i jurisë së shfaqjes “My Kitchen Rules” në Francë thotë se është shokuar nga shuma e parave të dhuruara për rindërtimin e Katedrales Notre-Dame në Paris.

Brenda 24-orësh u dhuruan 750 milionë euro, por kjo e ka shqetësuar shefin francez të kuzhinës. 45-vjeçari shpërndau një meme virale të simbolit të Parisit, së bashku me disa fëmijë të uritur në Afrikë, duke nënkuptuar se paratë mund të shpenzoheshin më mirë në çështjet humanitare.

“Kjo është shumë shqetësuese. Bota po shkatërrohet. Nuk mund të besoj se ata shpenzojnë shumë para për një ndërtim, në vend që të shpenzojnë aq shumë për të ndihmuar të varfrit”, – shkroi ai në Instagram. Ky postim ka shkaktuar debate të shumta online.

More in LAJME, Magazine
Haradinaj përballë sfidës “taksë”, ja çfarë do t’i kërkojë Merkel

Angela Merkel dhe Emanuel Macron do t’i kërkojnë kryeministrit Ramush Haradinaj heqjen e taksës, ndërsa kryeministrit Aleksander Vuçiç pushimin e...

Close