X

U godit nga rrufeja,autoritetet greke marrin vendim për Akropolin


Një ditë më parë, mediat greke dhe ata ndërkombëtare raportuan se mbi Akropol ranë vetëtima, të cilat sollën shkatërrim të pjesës ku qëndrojnë rojet e sigurisë dhe shkaktuan 4 të plagosur.

Shërbimi meteorologjik helen njoftoi se si rrjedhojë e ngjarjes së ndodhur, monumenti historik do të qëndrojë i mbyllur për disa kohë.

Vizitorët në monumentin më të lartë historik të Greqisë u penguan të hynin në vendin e Pantheonit në kodrën e Akropolis në Athinën qendrore, shkruan “Ekathimerini”.

Moti i keq me vetëtima shkaktoi 4 të plagosur, 2 prej të cilëve ishin roje sigurie, ndërsa 2 ishin turistë. Shërbimi Kombëtar Meteorologjik i Greqisë paralajmëroi të enjten për një stuhi tjetër të fuqishme në Athinë, sidomos pasdite dhe mbrëmje, prandaj bënë thirrje për mbyllje të monumentit të lashtë.

Nga Shërbimi Meteorologjik u tha gjithashtu se mbyllja për disa ditë bëhet për të pasur siguri sa më maksimale për Akropolin vetë dhe turistët që e vizitojnë atë.

More in BALLKAN, LAJME
Media italiane jep alarmin: Shqipëria mund të bëhet një Meksikë e re në Evropë

Media italiane “Il Sud on ine” në një shkrim të fundit ka ngritur alarmin për trafikimin e drogës nga Shqipëria....

Close