X

Shkoi të takonte të dënuarin në burgun e Fierit, arrestohet vetë


Një person i shpallur kërkim është arrestuar nga policia e burgut të Fierit. Sipas informacioneve zyrtare, ditën e sotme në ambientet e Institucionit të Ekzekutimit të Vendimeve Penale Fier, është paraqitur për takim me një të dënuar, shtetasi me iniciale O.S.

Nga verifikimet e kryera nga ana e Policisë së Burgut në bashkëpunim me Policinë e Shtetit, rezultoi se ky shtetas është shpallur në kërkim nga Drejtoria e Policisë Tiranë, për veprën penale të mashtrimit.

Policia e Burgjeve ka ndaluar menjëherë këtë personin dhe ka njoftuar Drejtorinë Vendore të Policisë Fier.

More in AKTUALITET, LAJME
Pranga dy grabitësve shqiptarë në Itali, synonin institucionet publike

Policia në Arezzo arrestoi dy shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin organizuar disa vjedhje me armë në qendrën...

Close