X

Pranga dy grabitësve shqiptarë në Itali, synonin institucionet publike


Policia në Arezzo arrestoi dy shqiptarë, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kishin organizuar disa vjedhje me armë në qendrën e qytetit dhe planifikonin grabitje në vende të tjera publike në vend.

Grabitjet ndodhën mes mesit të tetorit dhe fillimit të nëntorit të vitit të kaluar, kur grupi synonte pesë institucione publike, të gjitha baret që ndodheshin në qendrën historike të Arezzo, në Via Fiorentina, në zonën Tortaia, në Saione dhe në qendërtë komunës së Capolona, shkruajnë mediat italiane.

Hetimet treguan se grupi funksiononte në një kujdes të plotë. Ata fillimisht vëzhgonin me kujdes vendin që do ta grabisnin, duke përgatitur terrenin. Anëtarët e grupit hynin në bar, duke pirë një pije, ndërsa papritur ata ktheheshin në të dhunshëm.

Për t’u larguar, banditët e dyshuar përdornin makina, shumica e të cilave ishin të vjedhura. Dy shqiptarë u dërguan menjëherë në paraburgim, kurse një i tretë u dëbua nga vendi dhe nuk është më në Itali.

More in AKTUALITET, LAJME
Raporti për lirinë e medias, Meta: Kambanë e fortë alarmi

Presidenti Ilir Meta ka reaguar pas raportit të fundit të organizatës “Reporterët pa Kufij”, e cila ka zbritur me shtatë...

Close