X

Postoi foto duke ngrënë patate të skuqura, ndjekësit ‘kryqëzojnë’ Gigi Hadid


Top modelja amerikane, Gigi Hadid, ka qenë e pranishme në festivalin e muzikës “Coachella” në Indio të Kalifornisë. Me këtë rast ajo postoi në llogarinë e saj në Instagram, disa foto duke ngrënë patate të skuqura nga rrjeti i ushqimit të shpejtë, McDonalds.

Kritikat e ndjekësve kanë vërshuar menjëherë, ndërsa në një nga komentet që ka marrë mijëra pëlqime shkruhej:

“Nuk e kuptoj si mund të bashkëpunosh me këtë kompani, vetëm për shkak të lekeve? Promovon ushqim që çon në obezitet dhe shkatërron shëndetin”.

Ndërsa një tjetër ndjekës shkroi:

“Ka të njëjtat patate të skuqura në të dyja imazhet, pra s’ka ngrënë fare. Pse reklamoni çdo gjë, ke para dhe famë, duhet të kesh më shumë prestigj dhe të mos shitesh kaq lirë”.

Modelja nuk ka replikuar me asnjë nga ndjekësit të cilët e kanë sulmuar me komente, për shkak të bashkëpunimit të saj me një nga kompanitë e ushqimit më të kritikuara por dhe më fitimprurëse në Amerikë.

More in LIFESTYLE
Nuk ndalet Çiljeta, bën operacionin e dytë plastik: Erdhi momenti…

Çiljeta Xhilaga është një nga këngëtaret më të njohura dhe më të sukesshme në Shqipëri. Ajo është shumë aktive në...

Close