X

Notre Dame dhe humbjet e tjera të njerëzimit në Lindjen e Mesme


Zjarri i së hënës në katedralen Notre Dame të Parisit risjell në mendje monumentet dhe thesaret e tjera historike që njerëzimi ka humbur gjatë viteve të fundit gjatë luftërave civile në Siri, Irak dhe Afganistan.

Ndërsa çatia dhe kambana e katedrales Notrë Dame ishin viktimë e një zjarri aksidental, monumentet në vendet e Lindjes së Mesme u shkatërruan nga eksplozivët.

Qyteti antik Palmira

Midis viteve 2015 dhe 2017 grupi terrorist ISIS pushtoi qytetin e lashtë Palmira të Sirisë, një vend në listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, ku dhe shkatërroi shumë nga monumentet e saj historike.

ISIS-i shkatërroi edhe statujën e luanit Al-lat si dhe disa statuja të tjera madhështore si tempullin e shekullit I, Baal Shamin, tempullin Bel dhe kullën e shekullit II, Elahbel.

Një oaz i historisë në shkretëtirën siriane, në verilindje të kryeqytetit Damask, Palmira është shtëpi e monumenteve të rrënuara të një qyteti të lashtë që ishte një nga qendrat më të rëndësishme kulturore në dy shekujt e parë të erës sonë.

Palmira pritet të rihapet për turistët këtë verë pas rinovimeve gjithëpërfshirëse.

Xhamia e Madhe e Alepos

Xhamia e Madhe e Alepos, e njohur edhe si xhamia Umayyad, është xhamia më e madhe dhe një nga më të vjetrat në qytetin sirian Alepo, e shkatërruar nga lufta.

Po ashtu e listuar në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ky thesar i civilizimit selçuk besohet të jetë vendi ku ndodhen eshtrat e profetit Zekerija, babai i profetit Jahja, figura të respektuara si në Islam ashtu edhe në Krishtërim.

Xhamia kolosale u ndërtua për herë të parë në shekullin XVIII para Krishtit. Ndërtesa aktuale, megjithatë, daton në shekujt XI-XIV. Minarja e gurit prej 114 metrash u ndërtua në vitin 1090 dhe u shkatërrua nga regjimi sirian gjatë luftimeve civile siriane në vitin 2013. Ajo është duke u rinovuar që nga viti 2017.

Xhamia e Madhe al-Nuri

Xhamia al-Nuri, e famshme për minaren e saj të anuar, u shkatërrua nga ISIS-i gjatë betejës së Mosulit të vitit 2017. Ndërtesa historike 850-vjeçare aktualisht po kalon një rinovim gjithëpërfshirës.

Statujat e Budës në Bamian

Të ndërtuara në shekullin VI në Luginën Bamyan në Hazarajat, rajon në Afganistanin Qendror, 230 kilometra në veriperëndim të Kabulit, dy statujat monumentale të Gautama Buddha, u shkatërrua nga talebanët.

Ato përfaqësonin stilin klasik të përzier të artit, Gandara, dhe përkatësisht ishin 35 dhe 53 metra të gjata./AA

More in LAJME, Magazine
100 personat më të fuqishëm në botë, me tyre edhe Mateo Salvini

Revista amerikane "Time" ka renditur Matteo Salvinin mes 100 personave më të fuqishëm në botë. Në kategorinë e liderëve, zëvendës...

Close