X

Kryemadhin ‘e lëshojnë’ nervat, sherr me qytetaren live: Boll se flas unë

Kryetarja e LSi-së Monika Kryemadhi e ftuar në “Ora News” teksa ka folur në lidhje për protestat e opozitës, është përplasur me një qytetare nga publiku.

Përplasja u bë gjatë kohë që Kryemadhi iu drejtua publikut duke i pyetur se kush nga ata janë të punësuar.

Pas kësaj pyetje, një zonjë nga publiku i është drejtuar Kryemadhit duke i thënë se LSI i kishte hequr ndihmën ekonomike.

Pjesë nga debati: 

Kryemadhi: Sa nga ju jeni në punë këtu (i drejtohet publikut). Do të dijë ajo për mandatin tim, as nuk iintereson. Zonja të thotë nuk më intereson sepse edhe ti je si gjithë të tjerët.

Qytetarja: Njëherë që e mora ndihmën ekonomike erdhi LSI-ja dhe ma hoqi ndihmën. Me 4 fëmijë. Mirë shtëpinë që ma vodhën, por më vodhën edhe shpirtin.

Kryemadhi: E dini ju pse jua hoqën ndihmën?

Qytetarja: Ne shqiptarëve të shkretë na u mbyllën edhe rrugët e jetës. I përdor paratë tona për fëmijët e tu.

Kryemadhi: Dale dale se fëmijët e mij i mbaj vetë unë. Çfarë profesioni ke ti zonjë.

Qytetarja: Unë kam qenë inxhinjere. Po fabrikën na e mbyllët ju. Shyqyr që jam sot të përballem këtu me ju.

Kryemadhi: Ne dolëm në opozitë për gabimet e Selfos.

Qytetarja: Unë përfaqësoj shtresën e varfër të popullsisë.

Kryemadhi: Ta vazhdoj unë atë që dua të them, do pushosh tani, që të të kuptoj unë. Ty do vazhdojë të të plasi shpirti dhe që të mos ketë më Selfo Kapllani që të mos të të heqi ty ndihmën ekonomike, boll tani qetësohu dhe më ler të flas./ Marrë nga Oranews

More in AKTUALITET, LAJME
Mynyr Koni: Bordi i Universitetit kontrollohet nga qeveria, prerja e kokës time nuk i nënshtron studentët

Rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se Bordi i Administrimit të...

Close