X

Ishte dënuar me 10 vjet burg për trafik droge, kapet 53-vjeçari


Policia e Kukësit ka vënë në pranga një 53-vjeçar të shpallur në kërkim dhe të dënuar me 10 vite burg për trafik droge.

Sipas të dhënave zyrtare, Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimit, në DVP Kukës, pas informacioneve të marra në rrugë operative, në bashkëpunim me Patrullën e Përgjithshme të Komisariatit të Policisë Has organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar “Helshan”. Si rezultat u bë e mundur kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Arif Çela, 53 vjeç, banues në fshatin Helshan, Has.

Ndaj këtij shtetasi Gjykata e Apelit të Krimeve të Rënda Tiranë, më 15 prill 2019 ka lënë në fuqi Vendimin Penal të Gjykatës së Shkallës së Parë për Krime të Rënda Tiranë, e cila e ka dënuar me 10 vite burg, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim”.

More in AKTUALITET, LAJME
Deputetja holandeze “rrëzon” mazhorancën: Nuk e njoh Lulzim Bashën

Pas votimit të Parlamentit të Hollandës, për rikthimin e vizave me Shqipërinë, qeveria shqiptare u mobilizua të sulmonte parlamentarët hollandezë,...

Close