X

1 miliardë euro për Notre Dame/ Albi Nako: Paradoks, ka fëmijë që vdesin për bukë

Jo më larg se para disa ditësh katedralja 850- vjeçare e Parisit, Notre Dame u përfshi në flakë në një pjesë e konsiderueshme e saj.

Të gjitha shtetet nga europa kanë grumbulluar shuma të mëdha parash për rindërtimin e saj.

Por përpos solidarizimit që patën disa persona dhe disa shtete duke kontribuar kishte dhe nga ata që nuk ishin aspak dakord me këtë vendim.

Njëri nga këta ka qenë dhe koreorografi Albi Nako i cili me një foto në InstaStory ka treguar se është paradoks, të dhurosh një sasi aq të madhe lekësh ndërkohë që në shume vende të tjera fëmijët vdesin nga uria.

Kujtojmë që shumica e orendive dhe objekteve që ndodheshin brenda Katedrales kanë shpëtuar por me dëmtime të vogla.

Ndërkohë që shkaku i zjarrit ende nuk është gjetur, është bërë e ditur se në kohën kur Katedralja u përfshi nga flakët ishte duke u restauruar.

More in Magazine
Këta janë njerëzit më me ndikim në botë

Disa nga artistet më të mëdha të muzikës në mbarë botën si Ariana Grande, Lady Gaga dhe Taylor Swift janë...

Close