X

Unë armiku, kritiku i kamur i Bashkisë së Tiranës!


Nga Artan Fuga

Bashkia e Tiranës, qyteti ku paguaj taksat deri në një, kryetari, në Intervistë në emisionin e Roland Qafokut, te “Channel One”, më konsideroi armik dhe kritik!!!

Jo, nuk jam armik, as kritik. As vjedhës, as i dënuar ! Kryetari të etiketon!

Por, kritiku është mik i qytetit të tij! Kryetari më futi te armiqtë!

Sapo gazetari e gërvishi pak fasadën, kuptova se kush isha në sytë e pushtetarit!

Mos na lëntë Zoti pa ata, që të na etiketojnë fyeshëm pa shkak!

Nuk e kuptoj këtë qendrim zyrtar ndaj një qytetari që asnjëherë nuk ka gënjyer në denoncimet e bëra, as i ka kërkuar kurrëfarë privilegji, as leje ndërtimi, as t’i vadisi bahçen, as gjë prej gjëje ! Unë edhe rrugën e kaloj te vijat e bardha!

Etiketohesh pa pasur asnjë shkak, pa lidhje, pa agjendë, fyesh duke qenë në punën tënde!

Një hije internimi dhe kërcënim ostracizimi mbushi mbrëmjen time!

Kush e paguan këtë!

Edhe Aristotelin e zbuan nga Athina! Jo mua, një copë dhaskali!

Unë thjesht kam njoftuar kur ka pasur rrjedhje ujrash të zeza! A na grabisin parkingun!

Jo mua, por komunitetit

Na hoqën parkingun që të paguajmë sa frengu pulën një copë vend në parkingje me lekë! Thjesht për teken e disave që i përshtatet zyrtarëve!

E vërteta është që punonjësit e Bashkisë kanë reaguar sa herë kam pasur ankesa dhe i kanë zgjidhur shpejt çështjet !

Më vjen mirë që kryetari thotë që i trajton njësoj si lypsarët, edhe intelektualët e qytetit !

Edhe unë ashtu bëj!

Të gjithë ne qytetarët duhet të ngremë zërin sa herë na bie një qime në shpatulla! Sepse taksat i paguaj deri në një centim!

Tani e kuptova se përse më duhet t’a kuroj me kujdes krahun tim të shembur e nxirë kur dikush më vuri rrotën nga mbrapa kur ecja si këmbësor pikërisht aty ku superpozohen trotuari me pistën e biçikletave mu përpara binasë Turbina te Petro Nini që na e shesin si Teatër.

Duhet bërë kujdes për jetën në qytet! Të bien në qafë!

Qenkam edhe i kamur!!! Me cilin më ngatërron ??? Ku e di pasurinë time! A do ta shohi Audin tim të vitit 1996 me 400 mijë kilometra në kurriz ???

Apo sepse kam kërkuar publikisht në detyrën time që Bashkia t’i kthejë Universitetit të Tiranës terrenet sportive të studentëve !!!

Unë thjesht mbroj të drejtat mikrolokale në jetën tonë të përditshme!

More in BLOG, LAJME
Merrnin ryshfet për koalidimin e mjeteve të vjetra, tre të ndaluar

Policia ka goditur nje grup qe kalonin ne kolaudim makinave jashte standardeve kundrejt pageses. “Operacion i ndjekur me metoda proaktive...

Close