X

Sot dy dekada nga dëbimi i shqiptarëve të Kosovës


Sot shënohen 20 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.

Përveç të shpërngulurve në Shqipëri dhe Maqedoni, mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.

16 prilli është data kur në Kukës shënohet “Dita e Eksodit”, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.

Në kuadër të 20 vjetorit të eksodit, ditën e sotme në Kukës do të zhvillohet një koncert për të përkujtuar këtë ngjarje, ku do të ketë edhe shumë të ftuar, ku priten të vijnë rreth 100 autobusë nga Kosova, si dhe personalitete të politikës.

Me këtë rast në qytetin verior është hapur sot edhe panairi i librit.

More in BALLKAN, LAJME
Kokaina e kapur në Maltë destinacion Shqipërinë, Manjani: Nuk bëhet pa garanci shtetërore

Ish-Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka komentuar sërish kapjen e 91.25 kg kokainë në portin e Maltës në tre kontejnerë,...

Close