X

Dalin detajet e reja, kush është autori që dogji dy makina në Elbasan


Gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm janë djegur dy makina përpara Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

Mësohet se është djegur automjeti tip Volsvagen me Targë, AA 595 KP në pronësi të Hysen Hasekiut. Po kështu nga flakët është përfshirë edhe mjeti tip Skoda me Targë, AA 702 DL, në pronësi të Bledar Hoxhës.

Por nëpërmjet kamerave të instaluara pranë Drejtorisë së Policisë, policia arriti të identifikojë autorin, Mario Toçi, që mbante edhe emrin Englent, cili rezulton të jetë person me precedentë të mëparshme penale. Ende nuk janë zbardhur shkaqet pse Toçi bëri një veprim të tillë.

Por paraprakisht dyshohet që objektiv të ketë qenë automjeti i Hysen Hysekiut, i cili është pronar i një lokali në Elbasan.

More in AKTUALITET, LAJME
37 protestuesit e 13 prillit dalin sot para gjykatës për masën e sigurisë

37 personat e arrestuar për dhunë në protestën e 13 prillit të organizuar nga opozita para Kryeministrisë dhe Kuvendit do...

Close