X

Çfarë mbeti nga Notre Dame, Macron: Do ta rindërtojmë. Nis mbledhja e fondeve /FOTO+VIDEO


Pas dhimbjes së madhe për shkrumbimin e një pjese të mirë të katedrales së famshme të Parisit, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u zotua se do ta rindërtojë atë.

Mediat e huaja raportojnë se pas një lufte të gjatë me flakët zjarrfikësit arritën të shpëtojnë strukturën kryesore të gurit të ndërtesës gotike, të vjetër 850 vjet, përfshirë dy kullat e saj, ndërkohë që maja dhe çatia iu shembën.

Zjarri u vu nën kontroll gati nëntë orë pasi nisi, të hënën pasdite. Shkaku i tij nuk është ende i qartë, por zyrtarët thanë se mund të lidhet me punimet e rinovimit. Prokuroria e Parisit tha se aktualisht është duke e hetuar atë si një aksident.

Gjatë vizitës në vendin e ngjarjes, Macron tha se “më e keqja është shmangur”, pasi është ruajtur struktura kryesore e katedrales.

Ai u zotua se do të nisë një skemë ndërkombëtare për mbledhjen e fondeve për rindërtimin. “Do ta rindërtojmë këtë katedrale të gjithë së bashku”, tha Macron.

“Kjo është ajo që francezët presin, sepse kjo është ajo që meriton historia jonë”, shtoi ai.

Miliarderi François-Henri Pinault, shef ekzekutiv i grupit Kering, i cili zotëron markat e modës Gucci dhe Yves Saint Laurent, premtoi tashmë 100 milionë euro për rindërtimin e katedrales Notre-Dame.

Ndërkohë, rreth orës 3 të mëngjesit, shefi i zjarrfikësve të Parisit Jean-Claude Gallet tha: ‘Ne mund të konsiderojmë se struktura kryesore është ruajtur si dhe janë ruajtur dy kullat’.

More in BOTA, LAJME
Zjarri në Paris, bashkëshorti i aktores së famshme ofron 100 milionë euro për ndërtimin e “Notre Dame”

Bashkëshorti i aktores së famshme, Salma Hayek, biznesmeni francez Francois-Henri Pinault ka ofruar një shumë prej 100 milionë eurosh për...

Close