X

Zëvendësoi Mynyr Konin, Luçiano Boçi –Shahinit: A di shqip ministrja e Arsimit, vendimi juaj antiligjor


Luçiano Boçi nga radhët e PD e ka cilësuar antiligjor emërimin e Bernard Dostit në vend të Mynyr Konit pas pezullimit.

Në një reagim në rrjetet sociale ish deputeti i kujton ministres së Arsimit, Besa Shahini ligjin, që nuk e parashikon këtë zëvendësim të përkohshëm nga ministrja, por me anë të zgjedhjeve.

Reagimi:

A DI SHQIP MINISTRJA E ARSIMIT?!

Rama me ministren e tij profane, marrin kontrollin e Universitetit të Tiranës me dhunë, jashtë çdo ligji e Kushtetute.

Në një akt të paprecedent antikushtetues dhe antiligjor, Ministrja e arsimit, Shahini pezullon e shkarkon, Rektorin e UT.

Në të njëjtin urdhër bakalli, ka komanduar Rektorin e ri.

Nenet që i referohet urdhëri, nuk i japin asaj tagër ligjor për të dy vendimet.

Por siç duket Ministrja ka shumë probleme me kuptimin e shqipes.

Jo vetëm.

Ka probleme dhe me kuptimin e rolit që ka.

Sipas nenit 39, pika 10, të cituar në Urdhër, Ministrja i propozon shkarkimin e Rektorit, Presidentit.

Në rast mosshprehje nga ana e tij, për një muaj shpall zgjedhjet.

Këtë e thotë neni 39/10, troç e shqip shqip.

Pra, Ligji nuk parashikon asnjë komandim dhe asnjë ekzekutim shkarkimi, pa fjalën e Presidentit.

Por Shahini ecën në gjurmët e urdhërat e Ramës.

E të dy përfitojnë nga mungesa e Gjykatës Kushtetuese.

I duket Ligji si letra e munguar higjenike e Ministrisë së Arsimit.

Por, së shpejti do përfundojnë vetë si të tillë!

More in AKTUALITET, LAJME
PROFILI/ Kush është 73-vjeçari Edy Reja që do jetë trajneri i kuqezinjve

Pas shkarkimit të Christian Panucci-t në krye të kombëtares shqiptare pritet të jetë trajneri italian Edy Reja. Burime për Dosja.al...

Close