X

VIDEO/ Arrestohet për terrorizëm ish-komandoja (Emri)


Erzen Uka, ish- komando i ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, është arrestuar nga zyra Antiterrorit në Policinë e Shtetit, si person i dyshuar me prirje radikale dhe ka nxitur urrejtje me qëllim kryerjen e veprave terroriste.

29-vjeçari me origjina nga Kruja kishte me shumë se dy vite që hetohet nga Krimet e Rënda, grup hetimor që drejtohet nga Eugen Beçi. I arrestuari konsiderohet person me rrezikshmëri të lartë. Mbi Ukën rëndon edhe akuza e stërvitjes për kryerjen e veprave penale me qëllime terroriste. Në kanalin personal në YouTube ai ka postuar video ku shihen dy djemtë e tij të mitur, duke u stërvitur.

Siç shihet në këtë video, ai stërvit në shtëpinë e tij një person se si mund ti merret nga dora arma kundërshtarit dhe neutralizimi i tij.

Nga këqyrja e profileve në rrjetet sociale ai është një mbështetës i shtetit islamik . 29-vjeçari është i divorcuar dhe ka qenë i proceduar me parë për dhunë në familje. Pas divorcit kujdestarinë e dy fëmijëve e fitoi ish-bashkëshortja, por vendimi i gjykatës nuk u zbatua.

Të martën ish-komandoja pritet të dalë para gjykatës së krimeve te rënda për tu njohur me masën e sigurisë./TvKlan

More in AKTUALITET, LAJME
U dhunua në shesh, i lidhur me pranga në spital. Ish-deputeti nxjerr fotot e protestuesit

Ish-deputeti demokrat, Tritan Shehu, ka publikuar disa foto në të cilat shihet një qytetar i shtrirë në krevatin e spitalit...

Close