X

Turqi/ Bllokohen pesë ton drogë, në pranga 13 trafikantë


Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi sot, se pas një aksioni në ujërat ndërkombëtar të Detit Mesdhe, janë zbuluar 5 ton drogë e llojit marijuanë, ndërsa 13 persona kanë përfunduar në pranga.

Operacioni i koduar “Bashkimi”, çoi në zbulimin e sasisë së madhe të drogës në formë pluhuri. Ky operacion u zhvillua në bashkëpunim mes policisë turke, xhandarmërisë dhe rojeve bregdetare.

“Rreth 230 persona të sigurisë kontrolluan anijen. Një total prej 13 të dyshuarish, duke përfshirë gjashtë anëtarë të ekuipazhit u ndaluan në të gjithë Turqinë gjatë operacionit të përbashkët për akuzat e trafikut të drogës”, raporton AA.

More in BALLKAN, LAJME
Beteja për Libinë shënon 146 viktima; Italia dhe Franca përçajnë Bashkimin Evropian

Luftimet në Libi janë rikthyer sërish pas fushatës së nisur nga Khalifa Haftar dhe Ushtria Kombëtare libiane, për të marrë...

Close