X

Protesta/ Lubonja: Mazhoranca është nervoze, Lleshajn nuk e vret ndërgjegjja për gazin lotsjellës


Fatos Lubonja thotë se, është shumë shqetësuese tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve, pasi raportohet për të paktën 40 arrestime. Në rubrikën ‘Opinion’ në News 24, Lubonja theksoi se ka një nervozizëm në rritje të mazhorancës dhe kjo tregohet në përdorimin e dhunës në protestë.

“Kemi të bëjmë me një krizë që mazhoranca është përgjegjëse. Më shqetësuese është tejkalimi i përdorimit të dhunës ndaj protestuesve, flitet për 40 arrestime. Është përdorur dhunë edhe ndaj gazetarëve. Kemi një nervozizëm në rritje të mazhoranvës dhe një përdorim të dhunës që nuk është në propocion me formën e protestës. Nuk ka patur gjëra aq të rënda sa të kesh 40 të arrestuar. Më shumë se çështje e ligjit, është çështje e frikësimit. Po përpiqen të frikësojnë njerëzit dhe nuk ka lidhje me respektimin e ligjit”, tha analisti.

Lubonja tha se Sandër Lleshajn, ministër i Brendshëm, nuk po e vret aspak ndërgjegjja për përdorimin e tepruar të gazit lotsjellës ndaj qytetarëve. Ai akuzoi Qeverinë se është e pandjeshme ndaj skandaleve dhe problemeve.

“Problem i kësaj qeverie është pandjeshmëria e atyre gjërave që janë dukshëm problematike, në mënyrën se si po qeveriset vendi. Përpara protestave ka patur shumë fakte që duhet ta kishin bërë më të ndjeshme mazhorancën dhe të tronditej në ndërgjegjen e vet. Protestat duan ta tronditin nga jashtë. Përgjithsisht prirja e pushtetarëve tanë është ta çojnë vendin nga drama në dramë dhe të përdorin të gjitha mjetet për të ruajtur karrigen e tyre. Një ministër i Brendshëm që ka filluar të përdorë gaz lotsjellës si një gjë që nuk e shqetëson fare. Ai gaz është shumë i dëmshëm për shëndetin e njerëzve. Më duket se nuk ka asnjë lloj ndërgjegje për t’u tronditur. Ndërkohë që Rama njeh vetëm gjuhën e mohimit”, u shpreh Fatos Lubonja.

More in AKTUALITET, LAJME
Zbulohen fotot/ Ja kush është miku i Emiljano Shullazit dhe pesë të arrestuarit e operacionit “Shënkolli” në Elbasan

Zbulohen fotot e 6 autoreve të arrestuar tri ditë më parë në kuadër të operacionit “Shënkolli” në qytetin e Elbasanit....

Close