X

Përdori për arsye personale makinën e shkollës, arrestohet pedagogia


Nga policia italiane është arrestuar Anna Rita Zappulla, 62 vjeç pasi përdori makinën e shkollës për arsye personale.

Anna Rita Zappulla, u arrestua të shtunën pasdite, në kufirin e Ventimiglia në emër të zëvendësprokurorit Grazia Pradella, me akuza për përvetësim. Në të vërtetë, Zappulla po ngiste makinën shkollës, një Toyota Corolla, dhe po kthehej nga një udhëtim bashkë me mikun e saj.

Policia e pyeti profesoren nëse mund të justifikonte përdorimin e makinës së institutit për një udhëtim përgjatë kufirit të shtunën pasdite, në shoqëri të një anëtari të familjes, por Zappulla nuk u përpoq as të gjente një shpjegim:

“Unë jam një menaxher i shkollës dhe unë mund vetë-menaxhuar kohën time dhe punët e Institutit. Unë nuk po kryej ndonjë abuzim”.

More in BOTA, LAJME
Sekuestrohet kokainë me vlerë 10.3 milionë euro në Maltë, destinacion Shqipëria

Një sasi kokaine me destinacion Shqipërinë është kapur në portin e Maltës. Mediat vendase raportojnë se sekuestrimi i kokainës me...

Close