X

Trishtim mbarë botëror, “Notre-Dame de Paris” në flakë (video)


Katedralja e famshme e Parisit, “Notre-Dame”, është përfshirë nga flakët. Kisha 850-vjeçare, një ndër më të vizituarat në botë, për shkak të stilit të saj unik gotik. Ajo është djegur për orë të tëra, por zjarrfikësit kanë mundur të shpëtojnë strukturën e saj. Gjithashtu, veprat e artit që gjendeshin brenda katedrales, janë zhvendosur në një hotel dhe më pas do të transferohen në muzeun e Louvre.

Katedralja do të rindërtohet dhe deri në këto momente, disa miliarderë francezë kanë dhuruar 300 milionë euro, për rikonstruksionin e saj.


 

“Notre-Dame de Paris në flakë. Emocioni i një kombi të tërë. Mendim për të gjithë katolikët dhe për të gjithë francezët. Ashtu si të gjithë bashkatdhetarët tanë, unë jam i trishtuar kur e shoh këtë pjesë tonën të digjet ”, shkruan Presidenti i Francës, Emanuel Makron në rrjetin social Twitter.

Edhe kryeministri francez, Eduard Filip, ndodhet pranë kishës katolike më të famshme të Parisit dhe Francës.

Po, ashtu edhe presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, reagoi në rrjetet sociale.

“Është e tmerrshme të shohësh zjarrin masiv në katedralen Notre Dame de Paris. Ndoshta helikopterët me ujë mund të përdoren për ta vënë atë nën kontroll. Duhet vepruar shpejt!”, shkruan Trump.

Për zjarrin e rënë në katedralen e famshme ka reaguar edhe kryebashkiakja e Parisit, Ane Hidalgo.

‘Një zjarr i tmerrshëm vazhdon të djegë katedralen e Notre-Dame në Paris. Zjarrfikësit e Parisit po përpiqen të shuajnë flakët. Jemi të mobilizuar maksimalisht dhe ftojmë të gjithë njerëzit të respektojnë perimetrin e sigurisë’, ka shkruar në Twitter, Hidalgo, që publikon disa pamje nga zjarri.

/TPZ.AL/

More in BOTA, KRYESORE, LAJME
Pushtohet nga flakët Katedralja “Notre Dame” në Paris (Video)

Një zjarr i madh ka pushtuar katedralen e  famshme "Notre Dame" në Paris. Shkaku nuk është ende i qartë, por...

Close