X

Nëna e Assange: Është në burg me kriminelët më të rrezikshëm


Julian Assange, i arrestuar javën e kaluar në ambasadën e Ekuadorit në Londër pak pasi vendi i Amerikës jugore i hoqi azilin, është mbyllur në burgun e “Guantanamos britanike”.

Një gjë të tillë e bën të ditur nëna e themeluesit të Wikileaks, Christine, e cila në Twitter, shpjegon sesi djali “ një gazetar që ka fituar shumë çmime”, është mbyllur në burgun e Belmarsh, së bashku me kriminalë të njohur, vrasës serialë, trafikantë droge dhe terroristë.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange u arrestua në ambasadën e Ekuadorit në Londër.

Sipas BBC-së, Assage mori strehim në ambasadë 7 vite më parë për të shmangur ekstradimin në Suedi pas rastit të një sulmi seksual.

More in BOTA, LAJME
FOTO/ Gjenden predha kundër-tank e granata në lagjen e Bajrave në Shkodër

Struktura speciale për eliminimin e materialeve të rrezikshme EOD e batalionit të Xhenios në Komandën Mbështetëse u angazhua në operacionin...

Close