X

‘Mendoni çfarë të doni’ Mateos Frroku i bëri lëmsh të gjithë me deklaratë e tij për Anxhela Peristerin


Dy këngëtarët e njohur Anxhela Peristeri dhe Mateus Frroku sollën pak ditë më parë këngën e tyre ‘Muza ime’ e cila u prit shumë mirë nga publiku.

Ata u shfaqen aq shumë afër njëri me tjetrin në klip sa të gjithë filluan të mendonin se midis tyre kishte lindur diçka.

Por Anxhela foli për herë të parë në emisionin ‘Thumb’ në lidhje me këto lajme.

“Më ndodh shpesh që kur bëj duete sajojnë kështu lajmesh, por nuk është e vërtetë. Nuk kam qenë çift me asnjë artist. Unë me Mateusin njihem që në festival të fëmijëve plus ai është 5 vite më i vogël se unë. Unë dua që partnerin tim ta kem më të madh në moshë”, u shpreh Anxhela.

Por, ditën e djeshme në emisionin “BE Coffee”, Mateusi ka bërë lëmsh publikun teksa ka thënë se Anxhela është dashuria e tij e re.

Teksa është pyetur se kë zgjedh midis Anxhelës dhe Bujarit, këngëtari ka thënë:

“Me Anxhelën njihemi që kur kemi qenë fëmijë. Me Bujarin gjithë bashkëpunimi ishte kënaqësi. Më takon të zgjedh Anxhelën jo vetëm për faktin që është një mikesh e vjetër, një vajzë fantastike por është dashuri e kohëve të fundit”, përfundoi ai.

“Ja këto thotë dhe i ngatërron njerëzit”, tha Anxhela teksa më vonë i ngacmuar nga moderatorët Mateusi tha: ‘Mendoni çfarë të doni.’

More in LIFESTYLE
“A shkon mirë mami jot me vjehrrën?”, ja si përgjigjet e fejuara e Stresit/ FOTO

U bënë disa muaj që reperi i njohur Arkimed Lushaj (Stresi) vazhdon të qëndrojë në burg, ndërkohë që partnerja e...

Close