X

Lufta në Kosovë, SHBA: Mohimi i mizorive, ofendim për viktimat


Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë ka ngushëlluar familjet e viktimave, të cilat humbën shumë familjarë dhe të afërm në luftën për pavarësi.

Ambasada e SHBA-së, thekson se të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, ndërsa shtoi se kjo sjelljeje i traumatizon familjet edhe më shumë.

“Gjersa Kosova përkujton 20 vjetorin e mizorive të luftës, Ambasada e SHBA-ve shprehë ngushëllimet e sinqerta familjeve të viktimave. Të mohuarit e mizorive ofendon kujtimet për viktimat, i traumatizon familjet edhe më shumë, dhe minon përparimin në ndërtimin e një shteti demokratik dhe shumetnik. Ne po ashtu nxisim udhëheqësit e Kosovës nga radhët e gjitha bashkësive që të përmbahen nga retorika ndezëse. Përkushtimi ndaj të së vërtetës për të kaluarën e luftës është jetësor për një të ardhme paqësore”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së SHBA-së.

More in BALLKAN, LAJME
Turqi/ Bllokohen pesë ton drogë, në pranga 13 trafikantë

Ministria e Brendshme e Turqisë njoftoi sot, se pas një aksioni në ujërat ndërkombëtar të Detit Mesdhe, janë zbuluar 5...

Close