X

Konfirmim nga Italia/ Jo vetëm Reja, në Tiranë vjen edhe njeriu që i hoqi titullin… Juventusit

Shqipëria e ka gjetur trajnerin e ri dhe shumë shpejt pritet që trajneri i njohur Edi Reja të prezantohet si tekniku i ri i Kombëtares shqiptare. Takimi që Armando Duka kishte pak kohë më parë në Shkodër, menjëherë pas ndeshjes ndaj Turqisë, duket se i ka lënë të kënaqura palët të cilët tashmë kanë gjetur gjuhën e përbashkët dhe mungon vetëm prezantimi i tij.

Lajmi bëhet i ditur nga mediat italiane dhe është ‘gianlucadimarzio.com’ ai që raporton se përveç Rejas, në Tiranë do të mbërrijë edhe ish-futbollisti i Peruxhias, Alesandro Kalori. Ky i fundit do të ketë rolin e zv.trajnerit dhe do të jetë ndihmës i Edi Rejas. Kalori nuk ka eksperiencë me klube të mëdha në Itali as si trajner dhe as si futbollist, megjithatë është mjaft i njohur.

Në vitin 2000, luhej ndeshja mes Peruxhias dhe Juventusit që përcaktonte fatet e kampionatit të atij sezoni. Në minutën e 49 të takimit, Kalori realizonte golin e vetëm të ndeshjes, duke i dhënë fitore me rezultatin 1-0 skuadrës së tij. Ky rezultat, bëri që Juventusi të humbiste kryesimin dhe të ishte Lacio, skuadra e cila arriti të shpallej kampion për herë të dytë në histori me vetëm 1 pikë më shumë se bardhezinjtë.

More in AKTUALITET, LAJME
Vrau në mënyrë makabre çiftin britanik, Gjykata i jep goditjen e fundit shqiptarit të dënuar (Emri)

Ka dështuar kërkesa e shqiptarit për apelim të vendimit, ku u dënua me 35 vite burg pasi u shpall fajtor...

Close