X

Ironia therrëse e Shkëlzen Berishës ndaj Mira Kazhanit: Fajin e ka Saliu!


Shkëlzen Berisha është bërë pjesë e replikave të ndërsjellta midis babit të tij, Sali Berishës dhe gazetares Mira Kazhani.

Kjo e fundit përpara disa ditësh aksidentoi me makinën e saj në autostradën Tiranë –Durrës, 17-vjeçarin Nertil Pëllumbi, i cili ndodhet në gjendje të rëndë në spitalin e Traumës.

Berisha hodhi akuza të forta për aksidentin në fjalë duke thënë se identiteti i 17-vjeçarit u mbajt i fshehur për një javë nga familjarët, të cilët nuk dinin asgjë për fatin e tij.

Deklaratës së Berishës gazetarja ju përgjigj duke thënë se “Nertili ka pasur çdo ditë në spital shërbimin maksimal të mjekëve. Ka pasur tim atë e familjarët e mi, në mungesë të të tijve, që nuk po gjendeshin.

Dhe sot ka një shpjegim: Policia nuk arrinte dot ta identifikonte, pasi ishte një fëmijë fatkeq, i braktisur, i një familjeje me problemet e saj, të cilët as nuk e kanë regjistruar në gjendje civile. Shenjat e gishtërinjve të tij nuk ekzistonin”.

Ndërkohë që ka ardhur edhe reagimi I djalit të ish-kryeministrit, Shkëlzen Berisha i cili shkruan në rrjetet sociale me ironi se Kazhani pasi shtypi një 17-vjeçar, u përgjigj se fajin e ka Saliu.

“Pasi shtypi nje 17-vjeçar, përgjigja epike e Mira Kazhanit ishte: Fajin e ka Saliu”, shkruan ai.

More in AKTUALITET, LAJME
Shifrat/ Eksperti i ekonomisë: Veliaj dha 390 leje ndërtimi në 2018

I ftuar në emisionin “A Show” në News 24, eksperti i ekonomisë, Pano Soko, analizoi veprimtarinë e bashkisë së Tiranës...

Close