X

Grabitja/ Përfundon ekspertiza e automjetit të djegur, nuk gjenden gjurmë biologjike


Drejtoria e Policisë së Tiranës ka kryer ekspertizën e automjetit të djegur në fshatin Dritas nga grabitësit e miliona eurove në Aeroportin e Rinasit.

Mësohet se në brendësi të automjetit nuk u gjetën gjurmë biologjike. E vetmja provë e hetuesve mbetet automjeti me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, i cili u përdor për të lëvizur bllokun e betonit të vendosur para derës së hyrjes së emergjencës së Aeroportit.

Policia mësohet se ka nisur të verifikojë në disa servise makinash, për të mësuar se ku mund të jetë modifikuar sasia e mjetit, të cilit i ishte vendosur një shinë treni dhe është kërkuar edhe informacion mbi vendin ku është porositur maska e përdorur nga Admir Murataj gjatë grabitjes.

More in AKTUALITET, LAJME
Hapen dyert e punësimit për shqiptarët në Itali, 30.850 kuota të lira për shtetasit e huaj

Shteti italian ka hapur dyert ndaj të huajve duke vënë në dispozicion 30.850 kuota për punësim sezonal dhe për konvertime...

Close