X

Elis Bakaj nuk ndalet, goli i tij çon Soligorsk në vendin e parë

Elis Bakaj e ka nisur shumë mirë këtë sezon në kampionatin bjellorus të futbollit, duke qenë protagonisti kryesor i skuadrës së Shakhtor Soligorsk e cila e filloi edicionin me pretendimet për t’u shpallur kampione.

Sulmuesi shqiptar ka treguar edhe një herë vlerat e tij, duke i dhënë skuadrës tre pikët në javën e tretë të kampionatit, për ta mbajtur në vendin parë në vendin e parë në renditje në këtë start të sezonit.

Goli i tij, i shënuar në minutën e 42 të sfidës ndaj Slutsk, i mjaftoi skuadrës së Shakhtor që të merrte tri pikët e radhës në këtë ndeshje, për të marr kreun e renditjes me 9 pikë, po aq sa Brest, ndërsa lë pas për momentin rivalin më të fortë, BATE. Ishte në gol me të vërtetë i veçantë për Bakajn, pasi fillimisht ai goditi shtyllën në gjuajtjen e parë me kokë, e më pas shtyu sferën drejt rrjetës me tentativën e dytë.

Ky ishte goli i dytë në këtë sezon i Bakajt, i cili shënoi edhe në javën e dytë të kampionatit me fanellën e Shakhtor Soligorsk.

More in LAJME, SPORT
Zidan ka shumë punë për të bërë, Reali nuk mund dot as Leganes

Zinedin Zidan po kupton javë pas jave se Real Madrid që ka marrë përsipër të drejtojë, do të ketë nevojë...

Close