X

Elbasan/ Fëmija i vogël mbyll nënën në ballkon, shtëpia merr flakë

Mund të përfundonte tragjikisht por, për fat, ndërhyrja në kohë e zjarrfikësve ka shmangur ngjarjen e rëndë në Elbasan.

Një fëmijë i vogël, teksa ishte në shtëpi me nënën e tij e cila ishte duke përgatitur drekën, e ka mbyllur atë në ballkon.

Nëna ka dalë nga kuzhina një moment dhe teksa qëndronte në ballkon, djali i vogël i ka mbyllur derën nga brenda.

Për pasojë, ajo ka mbetur në ballkon, ndërsa në kuzhinë ka rënë zjarr. Zjarri, për fat nuk shënoi pasoja në njerëz.

Banesa e tyre ndodhet pranë shkollës “Ali Agjah” në qendër të qytetit.

More in AKTUALITET, LAJME
Lëvizjet në Polici/ Ministri Lleshaj emëron Drejtor Policie në Dibër mirditorin e tij

Pak ditë më parë në komisariatet e policisë Dibër dhe Mat, pati lëvizje të drejtuesve, ndërsa mësohet se këtë të...

Close