X

A do të sfidojë Veliajn për bashkinë e Tiranës? Tabaku: Nuk mund ta mohoj, por është herët


Ish-deputetja e Partisë Demokratike Jorida Tabaku e ftuar në emisionin ‘5 Pyetjet nga Babaramo’ në Report Tv foli me vendosmëri të plotë se në 30 qershor nuk ka për të pasur zgjedhje lokale pa opozitën, pasi sipas saj do të jetë vetë Rama që do të tërhiqet.

“Nuk ka për të pasur zgjedhje pa opozitën në 30 qershor. Shumica do ta zhbëjë këtë datë, pasi presioni po rritet. Nga presioni i protestave dhe qëndresa dhe rritja e arrogancës, Rama do të tërhiqet vetë. Ata nuk e përfaqësojnë PD-në, partitë funksionojnë me struktura” tha ajo.

Nëse sot do të bëheshin zgjedhjet parlamentare, ajo thotë se Partia Demokratike merr shumicën. “PD nuk po lufton për mbijetesë, por që të bëhet shumicë dhe shumicë është. PD-ja është rritur me 10 pikë nga viti i fundit. Krahas protestave, PD-ja po përgatitet edhe programin qendror për të diskutuar me njerëzit. Ka përfunduar edhe rifreskimi i të gjitha strukturave në bazë dhe e ka bërë më të fortë dhe të gatshme për elektorale. Ka nisur edhe seleksionimi nëpër struktura. Nëse ka zgjedhje nesër, Partia Demokratike është mazhorancë”.

Jorida Tabaku është një nga emrat e lakuar se mund të jetë përballë Erion Veliajt në garë për bashkinë e Tiranës, por a do të pranonte ajo ta sfidonte? “Është kënaqësi kur dëgjon dhe vlerësohesh, nuk mund ta mohoj që kam lidhje të veçantë me Tiranën, por nuk do të ketë zgjedhje lokale.

PD ka shumë kandidatë për Tiranën. Nuk besoj që do të jetë rasti që të diskutojmë kaq shpejt për zgjedhje lokale, pasi ka ende shumë kohë. Nuk ka pasur asnjë diskutim të tillë me Bashën, mendoj që për mua është herët për një angazhim të tillë. Nuk ka pasur diskutim të brendshëm në PD, është i gjithi i jashtëm”.

Por çfarë mendon Tabaku për opozitën e re? “Unë nuk flas keq për kolegët socialistë, jo më të PD-së, por ata nuk e përfaqësojnë më Partinë Demokratike”. Demokratja u ndal edhe te protestat e banorëve te Bregu i Lumit. “Fatura e shpronësimeve nuk shkon më shumë se 2 mln dollarë dhe është e papërfillshme duke pasur parasysh abuzimet në bashkinë e Tiranës”.

More in AKTUALITET, LAJME
U pezullua nga Rama dhe Shahini/ Reagon rektori i UT-së Mynyr Koni

Pas vendimit për pezullim të tij nga Ministria e Arsimit, ka reaguar sërish rektori i Universitetit të Tiranës, Mynyr Koni....

Close