X

Tjetër rekord për Ken, talenti i Juventusit ngjit majat


Moise Ken u bë lojtari më i ri që shënon në katër ndeshje të Serie A radhazi, që nga koha kur fitorja vlerësohej me tre pikë, duke thyer rekordin që mbahej nga Baloteli.

Ylli i Juventusit është krahasuar shpeshherë me “SuperMarion”, i cili shënoi tre ndeshje radhazi në Serie A në vitin 2009. Por me golin kundër SPAL-it, Ken shënoi në katër ndeshje, duke parakaluar ish-sulmuesin e Interit dhe të Milanit.

Një gjuajtje-kros nga Zhoao Kanselo u devijua nga Moise Ken, i cili shënoi golin e gjashtë në vetëm tetë ndeshje për Juventusin në Serie A. Me mungesën e Ronaldos në ndeshjet e fundit në Serie A, ka qenë Ken ai që ka udhëhequr Juventusin dhe ka shënuar gola të rëndësishëm. Një djalosh me një të ardhme të ndritur…

More in LAJME, SPORT
Shtetasi grek tenton të kalojë kufiri, policia i sekuestron qindra fishekë

Policia Kufitare godet një tentativë për trafik të armëve dhe municioneve luftarake. Një shtetas grek i cili tentoi të trafikonte...

Close