X

Thaçi në Bruksel, zbardhen takimet e presidentit të Kosovës


Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Bruksel, ku do të zhvillojë takime me përfaqësues të lartë të Bashkimit Evropian.

Kështu thuhet në komunikatën e dërguar nga Presidenca e Kosovës.

Në kuadër të kësaj vizite, presidenti Thaçi do të takojë Presidentin e Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Komisionerin e BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn.

Presidenti Thaçi do të kërkojë nga liderët e BE-së vazhdim të mbështetjes dhe jetësim sa më të shpejt të liberalizimit të vizave për qytetarët e Kosovës.

Në Bruksel, presidenti Thaçi do të flasë edhe për domosdoshmërinë e dinamizmit të agjendës së integrimeve evropiane për Ballkanin Perëndimor, si parakusht për sigurimin e paqes afatgjate në Evropë/RTK

More in BALLKAN, LAJME
Dhuna policore ndaj Nikoll Lesit, reagon Berisha: Hakmarrje e Edi Ramës…

Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas dhunës policore të ushtruar ditën e djeshme ndaj botuesit të gazeta “Koha Jonë”, Nikoll...

Close