X

Flamurtari i pandalshëm, Kukësi lan duart nga titulli kampion, tani rrezikon vendin e dytë


Kukësi i ka larë duart me titullin kampion këtë sezon, pasi Flamurtari e mundi 1-2 në “Elbasa Arena”. Golat nga Sukaj dhe Musta nuk i dhanë aspak vlerë asaj rrjete të Rexhinaldos dhe të të besuarit e Ilir Dajës morën tri pikë të vyera.

Ndeshja nisi shumë më mirë për verilindorët, që krijuan tre raste të pastra në vetëm 30 minuta lojë. Valdet Rama dy herë dhe dhe Shkurtaj shpërdoruan. Në minutën e 39’, Xhevahir Sukaj bën që Kukësi të pendohet për rastet e humbura, pasi i jep avantazhin kuqezinjve nga Vlora.

Pasi rrëzon përtokë Cuculin, numri 9 i Flamurtarit ndëshkon edhe Frashërin, duke çuar skuadrat në dhomat e zhveshjes me rezultatin 0-1. Kur pritej reagimi i Kukësit në pjesën e dytë, ishte sërish skuadra e Flamurtarit që shënoi. Musta i driblon të gjithë brenda zonës dhe në minutën e 49’, shënoi golin e nokautit. Kukësi i mundua të reagojë dhe të mos dalë pa pikë nga kjo sfidë, por vetëm ai gol i Rexhinaldos në minutën e 70’ nuk mjaftoi.

Verilindorët janë tashmë -12 pikë nga Partizani, që me shumë gjasa e ka siguruar titullin kampion. Jo vetëm kaq, por rrezikohet dhe vendi i dytë, pasi Flamurtari po shfaqet rrezikshëm në horizont.

KATEGORIA SUPERIORE – JAVA 29
E diel, më 14 prill 2019, ora 15:45

KUKËSI-FLAMURTARI 1-2
Rexhinaldo 70′ / Sukaj 39′, Musta 49′

More in LAJME, SPORT
Super Sterling, Mançester Siti rimerr kreun dhe pret gabimin e Liverpulit

Mançester Siti është kthyer përsëri sot në kreun e renditjes të kampionatit anglez, ndërsa pret i qetë sfidën e Liverpulit...

Close