X

VIDEO/ E rëndë, policia ushtron dhunë dhe kërkon të ndalojë gazetarin Nikoll Lesi


Gjatë kohës që po zhvillohet protesta e opozitës, policia tentoi me dhunë të arrestojë drejtorin e gazetës ‘Koha Jonë’, Nikoll Lesi, i cili po shkonte në redaksinë e gazetës.

Menjëherë forca të shumta policie, edhe ato të repartit ‘Shqiponja’, dolën para makinës së drejtorit të ‘Koha Jonë’ dhe tentuan ta marrin me forcë për në komisariatin e policisë, pa asnjë arsye.

VIDEO: 

Lesi është dhunuar brenda mjetit të tij. Siç shihet në foto, ai ka marrë plagë në krah.

Pasi Nikoll Lesi telefonoi Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu, forcat e policisë u larguan.

Pas incidentit me policinë, Nikoll Lesi tha se ‘ po shkoja nga sheshi ‘Wilson’ për te redaksia e gazetës ‘Koha Jone’ për të ndjekur zhvillimin e protestës. Më dolën, sapo më njohën disa motorrë policie dhe me thanë se nuk lejohet të kalosh. I pyeta se pse dhe me thanë se ‘rruga bllokohet’. Ndonëse makinat e tjera i lejuan të kalonin, përsëri zbatova urdhërin e tyre. Kalova nga ana tjetër, pas stadiumit ‘Dinamo’, sepse me duhej të isha në punë në gazetë. Kur u afrova nga ana tjetër, nga ana e Lanës, prapë me dolën policë dhe motorra të ‘Shqiponja’. Më bllokuan rrugën dhe me dolën para makinës. U kërkova arsyen duke iu shpjeguar se jam gazetar dhe drejtor gazete e më duhet të shkojë në gazetë, ku rrugica ishte 14 metra më tej se sa më ndaluan. Nuk hanin pykë. Atëhere ngrita zërin. Në moment erdhën mbi 6 policë dhe tentuan me merrnin me forcë nga makina për në polici. Ndërkohë mora drejtorin e përgjithshëm të Policisë së Shtetit, zotin Ardi Veliu. Më forcat e shumta të policisë ikën. Më lejoni të them se kjo sjellje nuk është aspak korrekte dhe ligjore. Merret me mend se ç’u punojnë njërëzve të thjeshtë!’, shtoi Lesi për ‘Koha Jone’.

LEXO EDHE: 

SKANDAL/ Gazetari Nikoll Lesi dhunohet nga policia (foto)

More in KRYESORE, LAJME
Video/Blindohet kryeministria me forca të shumta policore

Nis protesta e tretë kombëtare e opozitës së bashkuar, me protestues të shumtë që po marshojnë drejt Kryeministrisë. Siç duket...

Close